E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i KE-së: Serbia, ka shkelur të drejtat e njeriut

Institucioni mbikëqyrës i Evropës për të drejtat e njeriut, Këshilli i Evropës, është shprehur se Serbia ka shkelur të drejtat e njeriut gjatë luftrave ballkanike prandaj duhet të kompesojë viktimat dhe të përjashtojë politikanët që kanë pasur lidhje me krimet e luftës. Kështu ka deklaruar Thomas Hammarberg, komisioneri i Këshillit të Evropës për të drejtat e njeriut. Në raportin e publikuar ai thotë gjithashtu se gazetarët serbë që raportojnë në mënyrë kritike mbi vitet nëntëdhjetë "damkosen shpesh si tradhtarë" nga qeveria e Beogradit. Serbia duhet të nisë të tregojë të vërtetën në lidhje me rolin e vet në luftërat ballkanike të viteve nëntëdhjetë theksohet në raport

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›