E Shtunë, 31 Tetor 2026

Angli/ Brown:Nuk jam një person i dhunshëm

Kryeministri britanik Gordon Brown ka mohuar akuzat ndaj tij se ai kur është i nevrikosur është i dhunshëm ndaj anëtarëve të stafit të tij të afërt. Gjatë një interviste për televizionin e njohur anglez "Channel 4" Brown e ka pranuar që i rastis që të nevrikoset ndonjëherë me veten e tij por nuk ka pasur kurrë ndonjë rast që ai të jetë treguar i dhunshëm me pjesëtarët e stafit të tij të ngushtë.
"Unë nuk jam një person i dhunshëm. Unë jam rritur me një edukatë të shëndoshë familjare. Gjatë kohës së fëmijërisë sime babai im nuk ka përmendur kurrë fjalë të papërshtatshme."- pohoi Brown. Kryeministri anglez pohoi se kishte raste kur ai ishte i nevrikosur por ai u shpreh se nuk nervozohej me të tjerë por me veten e tij.
Me anë të kësaj deklaratë, kryeministri laburist ka përgenjeshtruar akuzat që janë shkruar ndaj tij në librin autobiografik të një prej gazetarëve më të famshëm anglez, Andrew Rawnsley.
Rawnsley rrëfeu se kryeministrit anglez i ishte thënë nga kreu i sigurisë së tij që të ndryshonte sjelljen e tij ndaj stafit të tij sidomos kur ai nervozohej. Kreu i sigurisë së Brown i kishte shprehur në mënyrë konfidenciale gazetarit Raënsley se shefi i tij ishte tepër i ashpër me personat e tij bashkëpunues.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›