E Shtunë, 31 Tetor 2026

LDD nuk do të presë gjatë përgjigjen e LDK

Lidhja Demokratike e Dardanisë nuk planifikon të presë shumë gjatë përgjigjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës për një koalicion të mundshëm parazgjedhor në mes të këtyre dy partive, siç ka kërkuar lideri i saj Nexhat Daci në një letër dërguar liderit të LDK me post të ngrirë, Fatmir Sejdiu. Siç ka bërë të ditur në një prononcim sekretari i LDD, Lulzim Zeneli, ky subjekt politik planifikon që më 26 shkurt ta mbajë mbledhjen e Këshillit Kombëtar, në të cilën

do të vendoset për politikat strategjike të LDD, dhe deri atëherë do të pritet përgjigja e LDK. LDD do të presë brenda një afati optimal, do të thotë kemi të bëjmë me një afat për javë dhe jo për muaj, dhe mbi atë bazë do ta trajtojmë agjendën tonë, ka thënë Zeneli, duke shpjeguar se nëse brenda kësaj periudhe nuk kenë përgjigje, atëherë do të nënkuptohet përgjigja nga ana e LDK. Nga ana tjetër, LDK përmes nënkryetarit të saj Lutfi Haziri, paralajmëroi se përgjigja e kërkuar pak sa me urgjencë nga LDD do të bëhet publike dhe zyrtare gjatë javës që vjen. Në mbledhjen e parë të LDK do të jepet përgjigja. Natyrisht që ne e kemi mirëpritur deklaratën dhe letrën e liderit të LDD, natyrisht që edhe ftesa jonë ka qenë publike për dy vjet, që duhet të shihen mundësitë e një bashkimi dhe shkrirjeje të përbashkët. Letra është dhe propozimi si i tillë dhe Kryesia do të vendosë në mbledhjen e ardhshme, ka thënë Haziri. Dhe përderisa LDD kërkon arritjen e një koalicioni klasik parazgjedhor, LDK kërkon shkrirjen e LDD në LDK. Një lloj koalicioni me LDK ka kërkuar edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, parti e cila kërkon bashkimin e forcave të djathta politike në një koalicion të përbashkët. Megjithatë, as oferta e AAK nuk duket ta ketë joshur LDK, e cila në koalicion me PDK po qeverisë në vend.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›