E Shtunë, 31 Tetor 2026

ORA bashkohet me LDK

Kryetarja e Partisë Reformiste ORA, Teuta Sahatçija, ka vendosur përfundimisht ti bashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës. Para Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e cila po ashtu i ka bërë ofertë partisë ORA, Sahatçija, ka zgjedhur LDK. Sipas një të përditshmeje kosovare, duke u thirrur në burime të saj brenda LDK, Sahatçija ka pranuar ofertën e LDK,

që të jetë nënkryetare e kësaj partie. LDK i ka ofruar Teuta Sahatçisë postin e nënkryetares dhe ajo e ka pranuar atë. Lajmin do ta bëjë të ditur vetë ajo në mbledhjen e kryesisë, që ORA do ta mbajë këto ditë, ka thënë ky burim. Megjithatë, Sahatçija e kontaktuar nga kjo e përditshme, nuk ka pranuar të ketë arritur marrëveshje me LDK. Sipas saj, pranimi i posteve të tilla bëhet kur dy partitë merren vesh mes vete. Por në këtë artikull, kjo e përditshme thekson se nuk është vetëm Sahatçija ajo që do të kalojë në LDK, por edhe e gjithë partia e saj do të shkrihet në këtë parti. Sidoqoftë, theksohet se jo të gjithë anëtarët e ORA pajtohen me këtë lëvizje, sidomos dega e kësaj partie në Gjakovë, që kundërshton një shkrirje të tillë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›