Hollanda, gati për të hyrë në zgjedhje të parakohshme
Në Hollandë pritet që sipas të gjitha gjasave të zhvillohen zgjedhje të parakohshme.
Pas rënies së koalicionit qeverisës të qendrës dhe të majtës në Holandë lidhur me konfliktin e mandatit për trupat në Afganistan, kryeministi Jan Peter Balkenende ka përjashtuar mundësinë e një qeverie minoriteti.
Pas largimit të socialdemokratëve ai do të vë në dispozicion në funksionet qeveritare anëtarët e partisë së tij dhe të partnerit të tretë të koalicionit nga Unioni Kristian, bëri të ditur kryeministri kristiandemokrat, pas takimit emergjent mbrëmë në Hagë.
"Gjatë ditës do t'i paraqes Mbretëreshës Beatris dorëheqjen e ministrave dhe sekretarëve të shtetit të Partisë Socialdemokrate të Punës (PvdA). M'u desh të konstatoja se nuk ekziston më asnjë mundësi për vazhdimin e punës së kabinetit qeveritar", u shpreh Balkenende. Pikënisja e konfliktit ishte kërkesa e NATO-s, që mandati i ushtrisë holandeze në Afganistan të zgjatej deri në gusht të vitit 2011. Diferencat mes kristiandemokratëve të tij dhe "Partisë së Punës" PvdA, të ministrit të Financave ëouter Bos, ishin të pakapërcyeshme.