E Shtunë, 31 Tetor 2026

Angli, Dukesha e Jorkut filmohet ndërsa kërkonte para për takime me princin

Dukesha e Jorkut, Sarah Ferguson, është filmuar në fshehtësi duke ofruar për të shitur takime me ish-burrin e saj, princi Andrew - djali i dytë i Mbretëreshës, i cili është edhe përfaqësues special britanik për tregti.

Gazeta "News of the World" thotë se ajo i ka ofruar një gazetar që është paraqitur si një biznesmen i pasur një takim për më shumë se 700 qind-mijë dollarë për ta prezantuar atë me princin.

Gazeta thotë se ajo më vonë pranoi një pagesë prej 40 mijë dollarë duke thënë se Princi Andrew do të ndihmonte atë për të rregulluar marrëveshje fitimprurëse tregtare.

"News of the World" thotë se Duka nuk ka qenë në dijeni të marrëveshjes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›