Voisllav Koshtunica hyn pa leje në Kosovë
PRISHTINE- Ish-kryeministri i Serbisë Voisllav Koshtunica ka hyrë në territorin e Kosovës, pa lejen e institucioneve të saj, për të marrë pjesë në fushatën e zgjedhjeve të paralajmëruara nga Serbia më 30 maj në veri të Mitrovicës. Koshtunica ka qënë i shoqëruar edhe nga Sllobodan Samarxhic, dhe janë përcjellë nga eskortat e tyre të armatosura. Policia e Kosovës deklaron se nuk është marrë leje pranë saj, ndërsa të njëjtën gjë konfirmojnë edhe institucionet përkatëse, ndërsa lajmi bëhet publik në mediat kosovare.
Javët e fundit në veri të Mitrovicës kanë qëndruar edhe zyrtarë politikë të Serbisë, të cilët kanë marrë pjesë në fushatën e zgjedhjeve ilegale serbe, si Goran Bogdanovic, Tomisllav Nikolic, por sipas mediave kosovare, ata kanë pasur leje përkatëse.
Gjatë ditës së diel nga pika kufitare në veri, të cilat kontrollohen nga Policia e EULEX-it, pa leje të institucioneve të Kosovës kanë ardhur edhe Koshtunica dhe Samarxhic, të cilët kanë zhvilluar një takim me kryetarin e komunës së Zveçanit, ndërsa janë takuar edhe me banorët lokalë të kësaj pjese në ambientet e Fakultetit Teknik në Mitrovicën Veriore. Ndërkohë, që nuk ka asnjë reagim të EULEX, për të vërtetuar se këta politikanë serbë kanë pasur leje prej saj.
(m.a/BalkanWeb)