Uria rrezikon Kinën
Më shumë se tetë milionë njerëz kërcënohen nga uria si pasojë e thatësisë që ka kapluar provincën jugperëndimore kineze Junan, njoftuan gjatw fundjavës mediet kineze.
Zyrtarët lokalë kanë thënë se thatësia ka rrezikuar më shumë se 3,1 milionë hektarë tokë, ndërsa 125 prej 129 rajoneve të provincës Junan bartin pasojat e kushteve të vështira atmosferike.
Sipas të dhënave të autoriteteve lokale, më shumë se nëntë milionë banorë në këtë provincë kanë mbetur pa ujë të pijes, kurse gjithsej 25 milionë janë rrezikuar për shkak të thatësisë që nuk mbahet mend.
“Toka është tharë dhe një gjë e tillë po zgjat që një kohë të gjatë”, ka thënë një zyrtar lokal. Më shumë se 50 për qind të sipërfaqes së mbjellë me të lashta nuk do të sjellë të hyra, si pasojë e të cilave bujqësia do të shënojë humbje prej 20 miliardë juanë.
Pos orizit, thatësia ka ndikuar negativisht edhe në misër, çaj dhe duhan.
Rreth 30.000 banorë të rajonit Nangjijan po përgatiten të kërkojnë punë në qytetet e provincave të tjera për të mund të ushqejnë familjet.
Njëkohësisht, çmimi i orizit në këto rajone është rritur nga tri në pesë juan për kilogramë.