Angli/ Laws jep dorëheqje, tronditet koalicioni
Ministri britanik i Thesarit, David Laws, arkitekt kryesor i planeve për frenimin e deficitit buxhetor, dha dorëheqjen pas zbulimeve që u bënë në lidhje me shpenzimet e tij.
Kryeministri David Cameron e zëvendësoi Lawsin brenda 24 orëve, pasi një gazetë raportoi se ky i fundit kishte marrë dhjetëra mijëra paund nga shpenzimet parlamentare.
Danny Alexander, një ish-ndihmës i kreut liberal-demokrat, Nick Klegg, u largua nga posti i sekretarit skocez për të zëvendësuar Lawsin, në një nga postet më të larta të kabinetit që kanë liberalë-demokratët.
Largimi i Lawsit, në më pak se tri javë pas formimit të qeverisë, është një goditje për koalicionin qeveritar në Britani.