Zgjedhjet, tensionohet situata në Mitrovicë
Mbajtja e zgjedhjeve lokale serbe në Mitrovicën e Veriut ka shënuar edhe incidentin e radhës.
Situata është tensionuar pasi një grup shqiptarësh është përplasur verbalisht me një grup serbë, ndërkohë që të tjerë janë përleshur me policinë.
Shumica e protestuesve shqiptarë janë ish-luftëtarë të UCK-së, të cilët kanë kritikuar qeverinë e Kosovës që nuk pengoi mbajtjen e këtyre zgjedhjve.
Forcat speciale të Policisë së Kosovës kanë përdorur edhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e protestuesve shqiptarë dhe serbë, të cilët janë mbledhur në të dyja anët tek ura e lumit Ibër.
Ndërkohë është rritur numri i pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës, të cilët po përpiqen që të qetësojnë gjendjen.
Deri te ndërhyrja e Policisë së Kosovës ka ardhur pas provokimit të serbëve nga pjesa veriore, të cilët kanë hedhur gurë dhe sende të tjera në drejtim të shqiptarëve matanë lumit Ibër.
Në veri të Mitrovicës pritet të votojnë gjithësej rreth 20 mijë qytetarë serbe, të cilët vlerësojnë ende se Kosova është pjesë e Serbisë.