E Diel, 1 Nëntor 2026

Koalicioni i qendrës së djathtë fiton zgjedhjet parlamentare në Çeki Kuti votimi (Foto ilustruese)

Pas zgjedhjeve parlamentare në Çeki, është i mundur krijimi i një qeverie të qendrës së djathtë nën drejtimin e Partisë Qytetare Demokratike ODS. Kryekandidati i kësaj partie Petr Necas është takuar në mbrëmjen e zgjedhjeve me përfaqësues të partive Top 09 dhe VV për të diskutuar mundësitë e formimit të një koalicioni qeveritar. Të dyja këto parti kanë marrë pjesë për herë të parë në zgjedhje dhe kanë fituar përkatësisht 17 dhe 11 përqind të votave. ODS ka fituar 20 për qind. Socialdemokratët, ashtu si konservatorët, kanë pësuar humbje të thellë por kanë dalë sërish grupimi më i fortë në parlament me 22 për qind. Kryetari i socialdemokratëve Jiri Paroubek paralajmëroi dorëheqjen e tij. Prej marsit të vitit 2009 në Çeki është në pushtet një qeveri kalimtare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›