E Shtunë, 31 Tetor 2026

Angli-Shqiperi, masa te rrepta nga policia

Policia e Lankashajrit është duke marrë masa të rrepta organizative në prag të ndeshjes Angli-Shqipëri, ku në stadium sipas BBC-së, priten të jenë rreth 25000 tifozë, ku 1000 prej tyre priten të jenë shqiptarë. Policia kërkoi bashkëpunimin e tifozëve, sidomos atyre që do të mbërrijnë me automjete, për t'i parkuar larg stadiumit, që do të jetë i survejuar. Shefi i Inspektorëve, Xheb Broun, tha për BBC-në: "Kjo është një ndeshje shumë tërheqëse dhe një punë e madhe programuese është bërë në menaxhimin e saj nga të gjitha palët, përshirë dhe klubin e futbollit Bërnli si dhe policinë lokale. Ne kemi nevojë tani për bashkëpunimin e tifozëve, vecanërisht në lidhje me parkimin"

BILETAT, TË SHITURA

"Turf Moor", stadiumi ku sot në mbrëmje do të zhvillohet ndeshja miqësore ndërkombëtare Anglia B – Shqipëri (20:55, me orën shqiptare) është ezauruar plotësisht. Të 22619 biletat e vëna në dispozicion janë shitur të gjitha. Ndeshja, sipas gazetës lokale britanike "Burnley Express", do të transmetohet nga "Sky", me të cilën ka kontraktuar kompania "Sport Five", që menaxhon dhe të drejtat televizive të dy kombëtareve. Sipas gazetës angleze, dyert për tifozët do të hapen dy orë para (19:00). Interesimi për këtë takim ka qenë i madh dhe drejtuesit e Klubit të Futbollit të Bërnlejt kërkoi edhe falje atyre klientëve që nuk mundën të siguronin dot biletat on-line, për shkak të volumit të madh të porosive. Bileta më e shtrenjtë kushton 15 euro, ndërsa më e lira 5 euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›