E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkëndija me një hap në ndeshje suplementare

- Skuadra e Shkëndijës do të ndeshet me Pobedën ditën e diel skuadër kjo e cila kërkon titullin kampion.Kryetrajneri Ibrahim Luma deklaroi per Albania-Sport se në këtë takim futbollistët e tijë do të hynë të përgatitur maksimalisht. "Ne shikojm punën tonë do të kërkojm fitore.Dihet Pobeda kërkon fitore por edhe ne do të shpresojm deri në momentin e fundit se mund ti ikim balotazhit," tha Luma.
Në formacionin e ditë së diel në skuadër do të mungojnë dy mbrojtësit Erhan Selimi dhe Shaqir Rexhepi." Pasi që është takimi i fundit Selimi nuk ka të drejt të zgjedh ndërsa Rexhepi ka karton të kuq, ndërkohë në skuadër kthehen mbrojtësi Bilall Veliu dhe mesfushori Faton Cecelija,"u shprehë Luma.
Futbollistët dhe stafi teknik janë të përgatitur që të korin sukses në këtë takim pasi që gjasat janë reale për ti ikur balotazhit. " Do ti shfrytëzojm të gjitha opsionet që kemi.Shkëndija do të ngel në Ligë edhe në rastë se nuk i ikim balotazhit do të gjejm forcat," tha për në fund kryetrajneri "kuq e zi".

Nga ndeshja Renova - Shkendija 1-2

Video e marre nga Tv Koha-Tetove

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›