Bogdani serish gol ne ndeshjen e kontrollit

Nga Kastriot Gjini
- Vetem para pak minutash ka mbaruar ndeshja e kontrollit, ndermjet skuadres se Chievo Verones A dhe skuadres se te rinjeve. Kjo ndeshje sherben trajnerit per te pare gjendjen e lojtareve dhe per te vendosur 18 qe do udhetoje per sfiden e rradhes.
Ne kete ndeshje eshte aktivizuar dhe sulmuesi shqiptar i kesaj skuadre Erjon Bogdani, i cili ka arritur te shenoje perseri ne porten e te rinjeve. Goli i Bogdanit ka qene goli i pare, nga 4 golat e kesaj ndeshje. Rezultati final ishte 4:0 ne favor te skuadres se pare. Golashenuesit ishin: Bogdani,Kosowski, Italiano dhe Luciano.
Ndeshja e rradhes do te jete e fundit per kampionaitn e Serie A, dhe Chievo do te udhetoje ne fuhsen asnjanese te Bolonjes per tu ndeshur me skuadren e Catanies. Te dyja skuadrat luftojne per mbijetese, dhe do te bejne cmos per te arritur 3 pikeshin. Kjo do te jete dhe shpresa e fundit per skuadren e Chievos, e cila ne rast renie ne Seriene B, humbet automatikisht bomberin shqiptar. Ashtu sic dihet, Bogdani do ti mungoje skuadres kombetare ne iqesoren me Angline B per shkak te ndeshjes me Catanien.