E Diel, 1 Nëntor 2026

Apeli i federates greke fshin 3 shifra nga gjoba e Alban Bushit

Nga Greqia, Kastriot Gjini
- Sulmuesi i kombetares shqiptare, Alban Bushi ka marre nje lajm shume te mire nga avokati i Apollon Kalamariase, sot ne darke. Behet fjale per gjoben ''gjigande'' qe federata greke i kishte vene Bushit, pas atyre gjeste antisportive ne ndeshjen kunder Panathinaikosit. Gjoba e Lokut arrinte ne shumen e 40160 euro, por me apelin qe skuadra e tij beri, kjo shume arriti te zvogelohej dhe te arrinte shumen simbolike te 180 eurosh. Pervec denimit me shumen ekonomike, Bushi ishte denuar dhe per 3 ndeshje mosaktivizim ne superligen greke. Nga keto 3 ndehsje sulmuesi shqiptar ka bere 2 qe tani dhe ndeshja e 3 do te jete ne sezonin e ri. Nuk dihet akoma nese Bushi do te qendroje dhe sezonin e ri me Apollonin, pasi ka oferta nga Bochum i Bundesliges por edhe nga skuadra e Paokut te Selanikut. Tani per tani Bushi ndodhet ne angli per ndeshjen miqesore te kombetares me Angline B.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›