E Shtunë, 31 Tetor 2026

Angli, burg perjete babait perdhunues

Nje gjykate ne Britanine e Madhe ka denuar me burgim te perjetshem nje 56-vjecar, qe per 25 vjet rresht kishte perdhunuar dy vajzat e veta. Ato mbeten shtatzene 19 here dhe sollen ne jete 7 femije.

Ngjarja te kujton historine tragjike te austriakut Josef Fritzl, qe mbajti te mbyllur ne shtepi te bijen per 24 vjet. Sipas mediave, ai provonte kenaqesi duke u shkaktuar dhimbje vajzave.

Personi e ka pranuar dhunen. Vajzat kishin pesuar abuzim te cdo lloji nga i ati qe ne moshen 8-vjecare. Nje gjykate ne Sheffield Crown Court e denoi burrin, identiteti i te cilit nuk behet i ditur, me burgim te perjetshem.

Vajza e pare solli ne jete dy femije, ndersa e dyta pese. Shtatzenite e tjera u nderprene per shkak te dhunes se ushtruar ndaj tyre. Vajzat kane treguar se shpesh nuk lejoheshin te shkonin ne shkolle per te fshehur shenjat e dhunes.

Kur babai monster largohej, ato kyceshin me celes ne dhomen e tyre. Per t’i shpetuar berjes publike te ngjarjes i ati nderronte vendin e banimit dhe zgjidhte zona te izoluara. Ai kercenonte te bijat se do te vriste ato dhe niperit, nese tregonin.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›