E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci: Plani 6 pikesh mbetet i papranueshem

Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci ka deklaruar serish se plani 6 pikesh i Ban Ki Moon mbetet i papranueshem per Prishtinen dhe i pazbatueshem per Kosoven.

Thaci ka theksuar se ceshtja e statusit te Kosoves eshte zgjidhur me date 17 shkurt, kur u shpall pavaresia dhe ka nenvizuar se misioni EULEX mund te shtrihet ne Kosove vetem nese zbaton planin “Ahtisari” dhe nese eshte ne perputhje me Kushtetuten e vendit.

“Institucionet e Kosoves i kane dhene mbeshtetje EULEX-it dhe e mirepresin shtrirjen e tij ne vend sipas Kushtetutes dhe pakos se Ahtisarit”, ka pohuar Thaci, duke shtuar se rezoluta 1244 nuk perputhet me realitetin e ri ne Kosove.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›