OSBE, fushate kunder trafikut te qenieve njerezore

Misioni i OSBE-se ne Kosove ka nisur sot nje fushate kunder trafikut te qenieve njerezore dhe ka ftuar te gjithe qytetaret qe te informojne policine nese kane te dhena per zhvillimin e ketij fenomeni.
“Trafiku i qenieve njerezore eshte krim serioz dhe shkelje e rende e te drejtave te njeriut ne te gjithe boten”, ka deklaruar ambasadori i OSBE-se, Werner Almhofer. Ai ka theksuar se ky fenomen ekziston edhe ne Kosove dhe ka nenvizuar se ka marre permasa te medha.
“Per fat te keq trafiku i qenieve njerezore ekziston edhe ne Kosove dhe ne vitet e fundit ka pasur nje rritje te ndjeshme te numrit te personave te trafikuar brenda vendit, kryesisht femrave, shumica e te cilave jane te mitura”, ka shtuar Almhofer.