E Shtunë, 31 Tetor 2026

Robert Gates, ne krye te Pentagonit

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates, ka pranuar te qendroje ne krye te Pentagonit edhe gjate mandatit te presidentit te ri Barack Obama.

Lajmin e konfirmuan burime te partise republikane dhe demokrate per televizionin ABC, sipas te cilave Gates do te qendroje ne kete detyre te pakten edhe per nje vit.

Pritet qe Obama te njoftoje emerimin e Gates javen e ardhshme se bashku me emerimin e Hillary Clinton ne postin e sekretares se Jashtme.

Analistet amerikane ishin shprehur se ish shefi i CIA-s, Gates, mund te qendronte ne kete post, pasi eshte person qe respektohet nga te dyja palet.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›