Angli, kjo familje ka fituar 190 milionë euro në lotari
Një veturë të re, një shtëpi të re, pushime dhe një jetë pa brenga do ti kenë, tani e tutje, Ejdrijen dhe Gjillijen Bejford- çifti britanik që fitoi xhekpotin e lotarisë prej 190 milionë eurosh, njoftoi DPA. Bejfordët thanë se planifikojnë që fillimisht ti dërgojnë fëmijët e tyre në Disneyland afër Parisit, të vizitojnë Rocky Mountains dhe të blejnë një shtëpi të re. Por paratë e fituara ata thanë se do ti ndajnë edhe me të dashurit e tyre. Është një shumë aq e madhe parash, saqë nuk mund të jetë vetëm për një person, tha Gjillijen. Sipas The Sunday Times, pasuria e çiftit tani hyn në nivelin e pasurive të yjeve të popit, si Tom Xhouns apo Erik Klepton.