Radhë për pasaporta në Vlorë, emigrantët ankohen për vonesat
Vijojnë radhët e gjata për pasaporta biometrike në sportelet e Vlorës. Pajisja me pasaporta biometrike per emigrantet eshte kthyer ne nje stermundim ne vete, pasi krahas radheve te gjata, vonesat jane nje tjeter shqetesim per ta.
Megjithese paguajne kuoten e 150 mije lekeve per te marre ne kohe te shpejte kete dokument, atyre u duhet serish te presin per disa dite. Kjo situate vlersohet prej emigranteve qe presin ne radhe si anormale, duke i kthyer pushimet e tyre ne mundime te pafundme.
Ne radhet e gjata te pritjes ne temperatura te larta jane edhe femije e te moshuar, per te cilet s`ka menduar askush, ndersa kompania Aleat nuk merr asnje mase per shtimin e sporteleve te pakten gjate fluksit te emigranteve.
Ky eshte fati i pervitshem i emigranteve vlonjatë qe kthehen prane familjeve te tyre dhe kerkojne te pajisen me pasaporta biometrike, dhe po i pervitshem eshte edhe ankthi i tyre.