E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtëpia e të moshuarve, kushte skandaloze, të moshuarit në rrezik

Shtëpia e të moshuarve në Fier është kthyer në një gërmadhë të pabanueshme, pavarësisht se aty jetojnë rreth 60 pensionistë. Godina dykatëshe është amortizuar totalisht dhe lë shumë për të dëshiruar, por jo vetëm.
 

Ajo tashmë jo vetëm që nuk plotëson kushtet më minimale të jetesës, por është kthyer edhe në një kërcënim për të moshuarit që kalojnë ditet e tyre të fundit.
 

Sipas pergjegjeses sociale te ketij institucioni, Daniela Roqi, kjo godinë kërkon një ndërhyrje të menjëhershme, pasi lagështira dhe muret e cara përbëjnë rrezik për të moshuarit.
 

Në këtë azil jetojnë të moshuar mbi 60 vjec dhe shumë prej tyre nuk kanë asnjë lloj mbështetje nga familjarët. Pushteti lokal e ka lënë në heshtje këtë problem, pa menduar se një ditë mund të gjenden edhe ata vetë në këtë godinë të shkatërruar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›