Turizmi në Durrës, Prefekti akuza Bashkisë

Mbarvajtja e sezonit turistik është shoqëruar edhe me akuza dhe replika të ndërsjellta mes institucioneve lokale në Durrës.
Prefekti i qarkut, Genci Alizoti ka akuzuar Bashkinë e qytetit bregdetar se nuk ka plotësuar disa prej kërkesave më minimale që kërkohen për mbarvajtjen e sezonit turistik.
Ndërkohë, Alizoti ka deklaruar se pavarësisht nga këto probleme në terësi, sezoni turistik mund të konsiderohet pozitiv, ndërsa ka shtuar se një bashkëpunim më i mirë ndërinstitucional mund të jepte rezultate me konkrete.
Bashkia e Durrësit ka akuzuar pushtetin qëndror se nuk ka investuar sa duhet për turizmin dhe se faturën e përgjegjësisë kërkon që t`ja depozitoje Bashkisë së qytetit bregdetar.