Angli, kryeministri fajëson “shoqërinë e prishur”

Duke folur në një qendër rinore në Oksfordshajër, kryeministri u shpreh se javët e fundit kanë qenë një “zile zgjimi” për vendin. “Problemet sociale që kanë qenë të mbledhura për dhjetëra vite në radhë, na shpërthyen mu në fytyrë. Patëm rastin të shquajmë më të mirën dhe më te keqen e vendit tonë. Bandat që patëm rastin t’i vëmë re nuk përfaqësojnë të rinjtë britanikë”, shkruan e përditshmja irlandeze “The Irish Times”, duke cituar kreun e qeverisë britanike.
“Këto përleshje nuk u shkaktuan për shkak të shkurtimeve buxhetore të qeverisë, ato u zhvilluan te rrugët ku ishin përqendruar dyqanet e mallrave të shtrenjta; ato nuk u zhvilluan përpara Parlamentit, madje këto përleshje nuk kishin lidhje as me varfërinë. Këto trazira kanë fyer rëndë miliona britanikë, që edhe pse punojnë fort për të përballuar jetën, nuk u shkon për asnjë çast ndër mend t’i shkaktojnë vuajtje e lëndime të tjerëve. Padyshim, këto trazira kanë të bëjnë me njerëz për të cilat e drejta dhe e shtrembra janë ngatërruar me njëra-tjetrën, njerëz me kod moral të spërdredhur, me njerëz që u mungon vetëkontrolli. Këto përleshje nuk kanë lidhje as me racën: vandalët dhe viktimat ishin njëherazi të bardhë, të zinj e aziatikë”, shtoi Kameron.
Megjithatë, kryetari i Partisë Laburiste angleze, Ed Miliband, e akuzoi kryeministrin se po jepte përgjigje “instiktive”, duke bërë thirrje për një hetim sa më të gjerë të trazirave që tronditën vendin. Miliband e akuzoi Kameronin se “po shfaqte shenja frike” për të vërejtur thelbin e shkaqeve të vërteta të “shthurjes sociale”. /Start-Zamir Gjurgji/
2011-08-15 16:11