OSBE/ODIHR raport për zgjedhjet

Në vijimësi, vlerësohet ajo që ishte thënë edhe më përpara, që ka të bëjë me situatën në vazhdimësi pozitive para ditës së zhvillimit të zgjedhjeve.
“Zgjedhjet në Shqipëri ishin konkurruese dhe transparente, procesi ishte pozitiv në përgjithësi, por u vërejt një fenomen që ndikoi negativisht, polarizimi dhe mosbesimi mes qeverisë dhe opozitës solli ndikim negativ në procesin zgjedhor”, thekson raporti. Sipas raportit, “zgjedhjet lokale u mbajtën në një mjedis politik pas krizës dhe përleshjet e dhunshme të 21 janarit që rezultuan me 4 vdekje, dhe ndërsa zgjedhjet ishin konkurruese dhe transparente, ato ishin tepër te polarizuara me mosbesim mes partive politike në qeveri dhe opozite”.
Në raport theksohet se “ashtu si në zgjedhjet e mëparshme, dy partitë kryesore nuk kryen detyrimet e tyre elektorale në mënyre të përgjegjshme duke ndikuar negativisht në administrimin e zgjedhjeve dhe mosmarrëveshjet partiake brenda KQZ-së, gjatë përgatitjes për zgjedhje dobësuan aftësinë e këtij institucioni për të kapërcyer boshllëqet dhe dykuptimësitë në Kodin Zgjedhor.” “E ndërsa pati më pak abuzime me resurset administrative për qëllime fushate sesa në zgjedhjet e kaluara, u vunë re përpjekjet për të bërë presion ose për të frikësuar votuesit”, thuhet në raport.
Për sa i përket numërimit të votave në kutitë e gabuara, raporti vë në dukje se Kodi Zgjedhor nuk parashikon procedurë për numërimin e votave të gabuara. . “Kodi Zgjedhor nuk e rregullonte vlefshmërinë e fletëve të votimit të hedhura në kutinë e gabuar. Kodi nuk përcaktonte në mënyrë eksplicite që fletë të tilla nuk janë të vlefshme apo të përcaktonte procedura se si të përfshihen në rezultat e të quhen të vlefshme”, thuhet në raport. Sipas ODIHR, KQZ dhe KZAZ nuk kanë respektuar Kodin Zgjedhor.
“Vendimet e Kolegjit Zgjedhor në periudhën pas zgjedhore prezantuan një tablo të ndryshme. Vendimet e marra për çështjet që kishin lidhje me garën e Tiranës u karakterizuan nga kontradikta dhe mungesë koherence. Kolegji Zgjedhor nuk e përdori afatin e tij 10 ditor për të arritur vendimmarrjen. Vetëm me dy përjashtime vendimet u morën brenda të njëjtës ditë duke vënë në pikëpyetje shqyrtimin në raport me numrin e madh të provave të paraqitura”, thuhet më tej. /Start/
2011-08-16 08:30