Angli, shfaqetmikrobi NDMNJiu reziston ilaçeve
ANGLI- Një supermikrob që është rezistent edhe ndaj antibiotikëve më të fuqishëm në botë është vërejtur në spitalet britanike kohët e fundit, bëjnë të ditur ekspertët. Një gjen i sapozbuluar, quajtur NDMNJ sic duket ka mundësi të kalojë në lloje të ndryshme të baktereve, duke iu dhënë këtyre të fundit rezistencë ndaj antibiotikëve. Kërkuesit thonë se pacientët që iu janë nënshtruar operacioneve plastike në Indi dhe Pakistan kanë mbartur një klasë të re të mikrobeve, që tani po quhen supermikrobe. Këto lloj mikrobesh janë hasur nga Azia jugore në Britaninë e Madhe, bën të ditur BBC.
Një studim i udhëhequr nga Universiteti i Kardifit kanë gjetur raste në Indi, Bangladesh dhe Pakistan si dhe 50 raste të tilla në Britani, ku pacientët së fundi kishin udhëtuar në Indi apo Pakistan, për të bërë operacione plastike, duke qenë se në këto vende operacione të tilla nuk janë shumë të kushtueshme. Në studim sqarohet se ka mundësi që, NDMNJ të përhapet në tërë botën. Sipas ekspertëve ky superbakter nuk pyet as për antibiotikun më të fuqishëm në botë, të njohur si Karbepenems, i cili përdoret vetëm në raste të një rreziku shumë të lartë. Kjo do të thotë se bakteri mund të shkaktojë infeksione vdekjeprurëse që transmetohen nga njeriu tek njeriu. Raste janë vënë re në SHBA, Kanada, Australi dhe Hollandë. Mjekët thonë se nuk ekziston asnjë lloj mjekimi për ta shkatërruar këtë mikrob, por ata bëjnë thirrje që me tu identifikuar raste të këtij lloji tek pacientët që ndodhen në spital, duhen izoluar menjëherë. Ata gjithashtu bëjnë thirrje për dezinfektim të spitaleve me produkte antibakteriale.
(m.a/News24/BalkanWeb)