E Shtunë, 31 Tetor 2026

Talibanët refuzojnë ndihmat amerikane

Islamabad, 11 gusht - Talibanët e Pakistanit i kanë refuzuar të gjitha ndihmat e jashtme për viktimat e vërshimeve në këtë vend.

Zëdhënësi i këtij grupi, Azam Tarik i tha AFP-së me telefon se talibanët e refuzojnë “ndihmën amerikane dhe ndihmat e tjera të jashtme dhe besojnë se kjo çon në nënshtrim”.

Ai tha se talibanët mund t’i japin qeverisë 20 milionë dollarë “si ndihmë për viktimat e vërshimeve”, transmeton REL.

SHBA ka njoftuar dje se do ta rrisin ndihmën për vërshime me 20 milionë dollarë shtesë, kështu që ajo gjithsej do të jetë 55 milionë dollarë.

Kombet e Bashkuara thanë se do të kërkojnë ndihma ndërkombëtare për Pakistanin në vlerë prej disa qindra milionë dollarëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›