E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fillojnë hetimet për krime të luftës në Sri Lanka

Colombo, 11 gusht –Komisioni i ngritur për të hetuar luftën civile të vitit të kaluar në Sri Lanka ka filluar punën pas pretendimeve ndërkombëtare për mungesë të kredibilitetit.

Grupet e të drejtave të njeriut thonë se trupat qeveritare, ashtu si dhe tigrat tamilë të mposhtur, kanë kryer krime të luftës pas përfundimit të luftës vitin e kaluar, transmeton BBC-ja.

Por, ata besojnë se paneli, i emëruar nga qeveria në Colombo, do të dështojë të hetojë plotësisht akuzat e tyre.

Zyrtarët e Sri Lankas kanë hedhur poshtë thirrjen për hetim ndërkombëtar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›