E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthim në Irak, 8 të vdekur

Bagdad, 11 gusht – Shpërthimi i një bombe shkaktoi vdekjen e tetë ushtarëve irakianë në provincën veriore Diyala dhe plagosjen e katër të tjerëve, njoftoi policia vendore të mërkurën.

Bomba shpërtheu në mëngjesin e hershëm, kur ushtarët bastisën një shtëpi në qytetin Sadiya, në verilindje të kryeqytetit Bakubës, njoftoi policia.

Ushtarët u qëlluan nga shtëpia, deklaroi një burim i Ministrisë së Brendshme, ndërsa një burim policor tha se ushtarët hynë në shtëpi, në bazë të një informacioni se pengjet po mbaheshin brenda, ka raportuar Reuters.

Zyrtarët nuk dhanë detaje të tjera. Shpërthimi ka shkaktuar shembjen e ndërtesës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›