E Shtunë, 31 Tetor 2026

Futbollisti kërcënon me vdekje gjyqtarin

Një futbollist nga divizioni i dytë i Kampionatit zviceran është dënuar për dhjetë ndeshje për kërcënim me vdekje ndaj gjyqtarit i cili e kishte përjashtuar gjatë një takimi.

Liga zvicerane e Futbollit (SFL) ka publikuar një komunikatë në uebfaqen zyrtare nëpërmjet së cilës ka njoftuar se sulmuesi i skuadrës FC Wil, Adis Jahovic, i hidhëruar me përjashtimin e tij i tha gjyqtarit: “Nëse të takoj më vonë, do të vras”.

Incidenti ndodhi në ndeshjen mes FC Wilit dhe FC Bielit më 5 gusht. SFl ka njoftuar se maqedonasi Jahovic është shpallur fajtor për “kërcënim ndaj gjyqtarit dhe sjellje serioze josportive”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›