Një kombëtare që të ngroh pak, De Biazi premton ndryshime për ndeshjen e 7 shtatorit kundër Qipros
Trajneri premton ndryshime për ndeshjen e 7 shtatorit kundër Qipros, por perfonanca e treguar kundër Moldavisë të le pak shanse për të menduar të kundërtën
Argjentina, Anglia, Brazili fitojnë në miqësore, natyrisht kanë indiciet e tyre, duke reflektuar për fitoret apo edhe perfomancën e skuadrave. Italia, Holanda dhe Gjermania humbasin e të paktën në kampin gjerman po bëhet nami. Besojmë se një gjë e tillë pas një miqësoreje duhet të ndodhte edhe në Shqipëri për ndeshjen kundër Moldavisë. Megjithatë duket një heshtje olimpike, mbase për të pritur premierën e 7 shtatorit kundër Qipros. Në fund të fundit as kemi fituar, por edhe nuk kemi humbur, ndonëse barazimi me Moldavinë mund të jetë si një sinjal jo fort mi mirë. Të gjithë i përmbahebn vëtëm një fjalie të trajnerit Non ci siamo, por do jemi në shtator, megjithatë të presim deri atëherë e deri atëherë një analizë e shkurtër ia vlen të bëhet
Portierët
Shpesh ndodh që në një ndeshje futbolli edhe të barazosh e aq më shumë në një miqësore, por disa gjëra të bukura mund dhe duhet të jenë prezente. Edhe mund të humbasësh, por të paktën ke përdorur një filozofi loje, e cila në ndeshjet e tjera mund të të japë sukses. E parë në të gjithë këndvështrimet ndeshja me Moldavinë nuk ka dhënë thuajse asnjë indikacion. Të flasësh për mbrojtjen është e kotë, pasi kundërshtari as që e ka marrë mundimin të sulmojë. Edhe atëherë kur ka tentuar të sulmojë ,base i lodhur ka tentuar të gjuajë nga larg e si Ujkashi në pjesën e parë ashtu edhe Berisha në të dytën kanë qenë më shumë spektatorë. Edhe ato topa që i kanë mbërritur ata më shumë janë treguar të pa interesuar, duke bërë që vështirë se do mund ti vihet ndonjë notë, qoftë kjo pozitive, apo negative.
Mbrojtja
Cana e Mërgim Mavraj janë garanci për këtë skuadër. Kanë eksperiencën e duhur, kanë grintën e duhur e natyrisht edhe sigurinë për këtë repart. Djathtas Dallku e ka marrë vendin me prepotencë, por duke pasur në krahun tjetër një si Andi Lila, mbrojtja bëhet shumë statike. Dëshira është dëshirë, por që të Andi Lila të luajë si mbrojtës i ajth është shumë për një futbollist, i cili ka të aftë vetëm të djathtën. Dy krahë, me dy mbrojtës, të cilët detyrën e tyre e kanë vetëm të shkatërrojnë, kjo kombëtare e ka të vështirë të fitojë, madje edhe me një kundërshtar mëse modest si Moldavia. Që kundërshtari të të mos rrezikojë është meritë, por kur ai nuk ka as më të voglën dëshirë, apo mundësi ta bëjë një gjë të tillë, atëherë vlera e mbrojtjes tonë është e papërfillshme, për të mos thënë negative e kjo për faktin se krahët, pavarësisht dëshirës, mundësitë i kanë 0. Agolli ka dhënë shenja të cilësisë nga e majta, por edhe kundër Qipros nuk do të jetë
Mesfusha
Gjithmonë e në çdo skuadër quhet themra e Akilit. Nuk bën përjashtim skuadra jonë, por edhe këtu vlerësimi është më pak se minimal. Bulku luan fort, bën detyrën e tij, por duhet të shkatërrojë. Nganjëherë mendon edhe të gjuajë, por për të ndërtuar nuk është detyrë e tij. Në fakt kush e ka këtë detyrë. Në çdo ka nga një lojtar, i cili quhet fantazist, por që në skuadrën tonë mungon. Loja e Memushaj ka qenë shumë larg asaj që mund të pretendohet. Bakaj është munduar, por duket se me kombëtaren i mungojnë minutat e duhura, ndërkohë që edhe nëse i kërkohet ky rol Vila e ka shumë të vështirë ta realizojë. Shkurt një mesfushë e sajuar (në fakt këta lojtarë janë në dispozicion), por që nëse do jenë sërish po këta të katër kundër Qipros vështirë se do kemi sy për qafe të realizojmë. Mund të jetë alternativë Hyka, por edhe më shumë vrapon e pak jep për shokët. Zeqiri ka luajtur aq minuta sa i ka dhënë kohë trajneri, por vështirë se do bëjë ndonjë gjë të madhe. Shkurt këtij reparti i mungon fantazia.
Sulmi
Dikush është munduar ta argumentojë me faktin se lojtarët kanë qenë të lodhur. Salihi ka mbërritur nga larg, pas një udhëtimi të gjatë. Mbase fakt i vërtetë, por Salihi nuk ka qenë thuajse për asnjë cast në lojë. Nuk kemi pse qahemi, ai edhe në ndeshjet e tjera do bëjë po të njëtën rrugë, do ndjekë po të njëjtin intenerar e nëse do vazhdojmë të themi se ka qenë i lodhur nga udhëtimi më shumë do gënjejmë veten. Kush ka vizituar Amerikën duhet ta dijë se Salihi për një ndeshje futbolli ka bërë edhe 5 apo 6 orë rrugë me avion e po kështu edhe skuadra e tij, por nuk kam dëgjuar asnjëherë që trajneri Olsen të deklarojë se ai apo skuadra e tij humbi se e lodhi udhëtimi. Cani pa skuadër. Rastet e pjesës së parë kanë qenë evidente, por të jesh pa ekip është e vështirë të luash me një kombëtare. I mungon fusha. Mund të stërvitesh në mënyrë individuale, por nga ndeshjet miqësore të fundit të sezonit ka humbur shumë
Bogdani e Roshi
Mbase pjesa më e bukur e skuadrës. Shënuesi më i mirë i kombëtares tonë, edhe pse 35 vjeç ka treguar se për momentin është ende i pazëvendësushëm e për 45 minuta loja ka bërë atë që dy të parët që ishin në formacion nuk e bënë dot sëbashku. Roshi ka treguar se di të bëjë shumë gjëra mirë, ka sjellë untuziazëm, ka qenë thuajse i pakpshëm në krahun e djathtë, por i ka munguar ajo që quhet intuitë sulmuesi, pra goli. Mbase është i ri, por shkëndijat e një lojtari që bën një farë diference i ka treguar edhe kundër Moldavisë.
