E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beckenbauer nuk e njeh Martinezin

Franz Beckenbauer ka pranuar se kurrë nuk ka dëgjuar për mesfushorin e Athletic Bilbaos, Javi Martinez, por është optimist se ai mund të jetë përforcim i mirë për Bayern Munichun.

Reprezentuesi spanjoll spekulohet me transferim te gjiganti bavarez ku presidenti i klubit Uli Hoeness ka njoftuar se ka dritën e gjelbër nga bordi për blerjen e tij. “Javi Martinez? Nuk e njoh. Kurrë nuk e kam parë duke luajtur”, tha Beckenbauer, zyrtar i lartë i Bayernit, për Sport1.

“Por, ai duhet të jetë i mirë nëse Bayerni është i interesuar për të. Ai duhet të jetë futbollist i veçantë, përndryshe Bayerni nuk do ta kërkonte. Sigurisht se kushton shumë shtrenjtë. Por, çfarë dallimi ka kur flitni për 30 ose 40 milionë euro? Bayerni mund të shpenzojë kaq”, u shpreh ai.

23 vjeçari në kontratën e tij me Bilbaon ka të përfshirë një dëmshpërblim prej 40 milionë eurosh dhe Bayerni është shprehur i gatshëm ta paguajë atë. Bayerni fitoi Superkupën e Gjermanisë kundër Borussia Dortmundit më 12 gusht dhe fillon sezonin e ri në Bundesligë kundër Greuther Furthit më 25 gusht.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›