Anglia Chris Smalling humb europianin

Chris Smalling do të humbasë kampionatin europian që do të zhvillohet këtë verë në Ukrainë dhe Poloni pasi ka pësuar një dëmtim serioz në ijë.
Mbrojtësi i kombëtares angleze të futbollit nuk do të mundë të luajë kompeticionin e tij të parë të rëndësishëm në karrierë. Futbollisti i Manchester United ka zhvilluar vetëm tre ndeshje me Anglinë dhe Roy Hodgson do e përfshinte në 23 lojtarët e grumbulluar për Euro 2012.
Tekniku i United, Sir Alex Ferguson, bëri të ditur se Danny Welbeck vazhdon të jetë i dëmtuar, por do të jetë i gatshëm për turneun nëse do të përzgjidhet nga tekniku i “Tre Luanëve”.
Anglia ndodhet në grupin D të Euro 2012 së bashku me Francën, Suedinë dhe Ukrainën.