Stallone në një afresk të Vatikanit

22-vjeçari Anthony Zonfrell, me sa duket një ‘fans’ i çmendur i afreskeve me temë fetare, ka mbetur i mahnitur kur është gjendur përballë pikturës së Rafaelos, ‘Kardinali dhe virtytet teologjike’.
Ai ka vënë re një ngjashmëri, që në fakt është vërtetë e pamundur ta vësh në dyshim, midis njërit prej personazheve të afreskut dhe aktorit të madh hollivudian, Sylvester Stallone.
E pikturuar në vitin 1511, afresku në fjalë ndodhet i ekspozuar, bashkë me të tjera piktura të Rafaelos, në një sallë të quajtur ‘Dhomë e nënshkrimit’, në Vatikan.
Studenti 22-vjeçar që ishte duke vizituar muzetë e Vatikanit bashkë me familjen e tij, pohon se e vuri re menjëherë ngjashmërinë e pazakontë mes dy njerëzve që vijnë nga dy kohë kaq të ndryshme dhe të largëta.
“Sapo e pashë, e kuptova që ishte një kopje unike dhe perfekte e Stallone-s, vërtete shumë interesante”, thotë Anthony.