Anglia Mcllwham Plan-veprim per heqjen e vizave

Ministri i Puneve te Jashtme z. Edmond Haxhinasto priti dje ambasadoren e Mbreterise se Bashkuar ne Tirane znj. Fiona Mcllwham.Ministri Haxhinasto vleresoi frymen e shkelqyer te bashkepunimit qe ekziston mes dy vendeve mbeshtetjen qe Mbreteria e Bashkuar i ka dhene Shqiperise ne procesin e saj te integrimit evropian dhe per rolin tejet aktiv te diplomacise britanike per arritjen e nje rezolute konsensuale ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se per Kosoven qe duke respektuar mendimin keshillimor te GJND-se konfirmoi perfundimisht pavaresine e Kosoves dhe integritetin e saj territorial. Nder te tjera ministri Haxhinasto evidentoi se prioritet i punes se tij do te mbetet pershpejtimi i procesit te integrimit evropian vecanerisht liberalizimi i afert i vizave me BE dhe marrja e statusit te vendit kandidat. Ne kete kontekst ai propozoi qe edhe mes Shqiperise dhe Britanise se Madhe te filloje puna per pergatitjen e nje plan-veprimi dypalesh per te lehtesuar dhe me pas liberalizuar sistemin e vizave per qytetaret shqiptare. Ministri Haxhinasto theksoi se do te ndjeke me perparesi konsolidimin e sherbimit diplomatik dhe ne kete kontekst kerkoi qe mes dy ministrive te Jashtme te dy vendeve te nenshkruhet nje protokoll bashkepunimi per trajnimin dhe shkembimin e diplomateve me qellim rritjen e kapaciteteve dhe cilesise se trupit diplomatik shqiptar. Ambasadorja Mcllwham vuri ne dukje se Britania e Madhe do te vazhdoje ta mbeshtese Shqiperine ne procesin e saj te integrimit evropian. Ne planin dypalesh ajo evidentoi vizitat e shumta qe pritet te zhvillohen ne muajt shtator-tetor ne Tirane nga personalitete te ndryshme britanike si dhe takimin nderkombetar te unionit te anglisht-folesve qe zhvillohet per here te pare ne Shqiperi ne 21 tetor.