E Diel, 1 Nëntor 2026

Avni Dervishi nje shqiptar ne Parlamentin Suedez

Per here te pare ne historine e zgjedhjeve parlamentare ne Suedi garon mes politikaneve vendas edhe nje shqiptar. Avni Dervishi do te jete i pari deputet qe pret te votohet sot ne radhet e partise Folkpartiet Liberalerne. Kandidatura e tij ka marre vleresime pozitive nga analistet jo vetem per faktin qe eshte shqiptar por edhe per shkak se konsiderohet si nje nder politikanet e gjenerates se re i cili njihet per kualifikimet e tij ne fushen e Shkencave Politike. Deri tani Dervishi ka punuar si keshilltar Politik ne Parlamentin e Suedise derisa vendosi te kandidoje per deputet ne Parlamentin e Suedise ne zgjedhjet qe mbahen sot. Nese une zgjidhem deputet sigurisht se do te vazhdoj punen time te pandalshme per forcimin e kombit. Eumlshte me rendesi te permendet se ketu ne Suedi jane listat zgjedhore regjionale d.m.th. vetem ata qe jetojne ne Skaringne Vaumlstmanland dhe Kalmar laumln kane mundesi te votojne per mua. Por pa ndihmen e shqiptareve ne vende tjera ne bote eshte e pamundur qe perhere te pare ne historine e vendeve perendimore qe nje shqiptar te behet deputet i nje Parlamenti - ka theksuar Dervishi. Ai ka qene nje nder politikanet me te rendesishem qe ka mbeshtetur ceshtjet kombetare shqiptare dhe sidomos ato te Kosoves duke ndihmuar sidomos per lobim ne njohje te pavaresise se shtetit me te ri ne Evrope. Avni Dervishi eshte i kualifikuar ne Shkencat Politike Evropiane dhe keshilltar ne Parlamentin e Suedise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›