E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anglia, Rio Ferdinand i jep fund Botërorit

World Cup 2010 - Kapiteni i Anglisë, Rio Ferdinand, i dha fund ëndrrës së tij për të ndihmuar vendin e tij në fitimin e Kupës së Botës.

Mbrojtësi i Mançester Junaitid vuan nga një dëmtim në gju pas stërvitjes së parë në Afrikën e Jugut.

Lajmi i keq alarmoi jo pak trajnerin Fabio Kapelo, pavarësisht se bosi i “tre luanëve” shpreson ende në një rikthim të tij, pas një skanimi mjekësor të Ferdinand.

Qëndërmbrojtësi i Totenhemit, Majlëll Dauson, shihet si zëvendësusi i Ferdinand, ndërkohë që Stivën Xherard mund të marrë shiritin e kapitenit.

Edhe portieri Dejvid Xhejms mungoi në stërvitjen e së premtes, por Kapelo është më pak i shqetësuar për situatën dhe këmbënguli si 39-vjeçari ka vetëm një probhlem të vogël me gjurin.

Ndeshja e parë e Anglisë është ajo kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më 12 qershor (20:30, live tekst në www.albania-sport.com)


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Premte, 04 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›