E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregu i Fildishte, Drogba jashtë Botërorit

World Cup 2010 - Ylli i Çelsit dhe i Bregut të Fildishtë do të mungojë në Botëror pas një dëmtimi të rëndë pas përplasjes me mbrojtësin e Japonisë, Markos Tulion Tanaka, në miqësoren e zhvilluar në Sion të Zvicrës

Drogba u trajtua në spital pas dyshimeve të thyerjes së bërrylit të krahut të djathtë. Pas ekzaminimit, Drogba tha se nuk është i aftë të luajë në Kupën e Botës.

Bregu i Fildishtë udhëhoqi 1-0 pas një goditje të lirë të ekzekutuar nga Didier Drogba dhe të devijuar në autogol nga Tulio në minutën e 13-të, përpara se golashënuesi më i mirë i kampionatit anglez të largohej në minutën e 15-të. Kolo Ture shënoi golin e dytë në minutën e 80-të.

Trajneri i Bregut të Fildishtë, Sven-Goran Erikson, tha: “Jam i shqetësuar. Është një dëmtim në bërryl dhe ne nuk e dimë se sa i keq është, prandaj e çuam drejt dhe në spital”.

“Është shumë serioze, është shumë për t’u shqetësuar, ai është kapiteni ynë, një nga sulmuesit më të mirë në botë”.

Nëse 32-vjeçari do të mungojë do të jetë një humbje e madhe në kampionatin e parë të zhvilluar në Afrikë, pasi Drogba është “Futbollisti më i mirë afrikan i vitit”.

Kjo do të jetë edhe një humbje e madhe edhe për Bregun e Fildishtë, i konsideruar si nga ekipet favorite për të qenë një prej ekipeve afrikane më të suksesshme në Botëror, pavarësisht se në grupin G ka ekipe të mëdha si Brazili dhe Portugalia, por dhe një skuadër jo më pak të rrezikshme, si Koreja e Veriut.

Ndeshja e parë e Bregut të Fildishtë është ajo kundër Portugalisë së Kristiano Ronaldos, më 15 qershor (ora 16:00, (live tekst në www.albania-sport.com).


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Premte, 04 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›