Anglia, Southgate: Nuk mund të bënim më shumë

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate foli pas disfatës 1-2 kundër Francës që i kushtoi eliminimin nga Kupa e Botës. “Performanca i përmbushi pritjet – komentoi Southgate – por ndeshjet vendosen nga golat, ne mund të kishim dhënë më shumë. Ishte një ndeshje e ekuilibruar e vendosur nga episode të vogla. Jam krenar për përparimin tonë, pësuam dy gola dhe humbëm shumë raste”.
Gabimi i Kane nga penalltia ishte vendimtar: “Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe i besueshëm, pa golat e tij nuk do të kishim arritur kurrë kaq larg. Besuam se mund ta fitonim këtë Botëror sepse skuadra është. Urime Francës”.
E ardhmja e Southgate tani duhet të sqarohet: “Pas çdo turneu ne gjithmonë mblidhemi me federatën për të reflektuar për të ardhmen. Duhet kohë që të gjithë të marrin vendimet e duhura”.