Neymar: Jemi të shkatërruar psikologjikisht

Neymar shprehet në Instagram pas humbjes me penallti ndaj Kroacisë në Kupën e Botës 2022: “Jam i shkatërruar psikologjikisht, kjo ishte sigurisht disfata që më lëndoi më shumë, e cila më paralizoi për 10 minuta dhe më pas shpërtheva në lot pa pushim. Fatkeqësisht do të dhembë për një kohë të gjatë, luftuam deri në fund dhe jam krenar për shokët e skuadrës, sepse mundi dhe përkushtimi nuk ka munguar”.
“Ky grup e meritoi, e merituam ne, Brazili e meritoi… Por ky nuk ishte vullneti i Zotit! Ia vlente çdo sakrificë për të ndjerë dashurinë e të gjithëve në fushë… Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj ndaj Seleçaos tonë. Fatkeqësisht nuk shkoi si duhet… do të dhembë për një kohë të gjatë. Faleminderit për gjithçka Zoti im,më ke dhënë gjithçka dhe nuk mund të ankohem për asgjë. Faleminderit vetëm që kujdesesh për mua. I gjithë nderi dhe gjithë lavdia është gjithmonë me ty, pa marrë parasysh rrethanat”.