Holandë-Argjentinë, FIFA hap dy procedime disiplinore

Komisioni Disiplinor i FIFA-s ka hapur dy procedime disiplinore kundër Argjentinës dhe Holandës, pasi ka analizuar pamjet e përplasjes në fushë në fund të ndeshjes së vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Botës në Katar. Procedimi kundër Federatës së Futbollit Albiceleste ka të bëjë me shkeljet e mundshme të neneve 12 (“sjellja e gabuar e lojtarëve dhe zyrtarëve”) dhe 16 (“rendi dhe siguria në ndeshje”) dhe kundër Federatës Hollandeze për shkelje të mundshme të nenit 12 të Kodit Disiplinor të FIFA-s.
Holandë-Argjentinë, e cila u mbyll me 16 kartonë të verdhë dhe një të kuq, u karakterizua nga episode tensioni dhe një sërë përplasjesh të dhunshme apo gjeste flagrante. Ndeshja doli jashtë kontrollit pasi topi u godit dhunshëm nga Paredes kundër pankinës holandeze, për t’u degjeneruar gjatë gjuajtjes së penalltive. Tensionet u përshkallëzuan pasi stoli dhe drejtuesit e Argjentinës hynë në fushë në fazat e mbylljes, pasi Holanda shënoi dy gola në fund.