Anglia, Xherard: Kemi ardhur për trofeun

Kapiteni i Anglisë, Stivën Xherard, theksoi se “tre luanët” kanë ardhur në Afrikën e Jugut me synimin e vetëm: fitimin e Kupës së Botës.
“Kemi përpara një mundësi fantastike. Ne e dimë se jemi një ekip i mirë dhe në ditën tonë ne jemi të aftë të mundim këdo. Do të jetë një sfidë e madhe për ne, por ne jemi të bindur se ne mund t’i japim vetes sonë një llogari të mirë”.
Anglia e ka fituar vetëm një herë Kampionatin Botëror, në vitin e largët 1966, e për më tepër në shtëpinë e saj.
Xherard theksoi se ka një numër arsyesh për ta fituar Botërorin, duke filluar qysh nga humori në skuadër, por dhe nga aftësia e stafit teknik.
“Boll të hedhësh sytë në dhomën e zhveshjes për të parë se sa të eksituar duken djemtë. Kjo më frymëzon mua, ne të gjithë e dimë se jemi gati për aventurën. Cdo ditë që kalon ne bëhemi edhe më të mirë, nisur edhe nga lartësia mbi nivelin e detit”.
“Runi? Është një lojtar fantastik, dhe vjen pas një sezoni të pabesueshëm, ndoshta më i miri i tij. Ai është në kategorinë e lojtarëve si Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo”.
Anglia nis aventurën me ndeshjen kundër Shteteve të Bashkuara (të shtunën, 20:30).
ANGLIA
Trajner: Fabio Kapelo (italian)
Kapiten: Stivën Xherard
Ylli i skuadrës: Uejni Runi
Vlera e lojtarëve: 440 mln euro
Numri i klubeve: 42 500
Numri i lojtarëve: 2 680 000
Viti i themelimit: 1863
Anëtarësimi në FIFA: 1905
Pjesëmarrje: 12
Trofe: 1 (1966)
Bilanci: 55 N, 25 F, 16 B, 14 H
GRUPI C
12.06 20:30 Anglia-SHBA
13.06 13:30 Algjeria-Sllovenia
18.06 16:00 Sllovenia-SHBA
18.06 20:30 Anglia-Algjeria
23.06 16:00 Sllovenia-Anglia
23.06 16:00 SHBA-Algjeria
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Premte, 11 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili