Ceremonia e hapjes, festë ngjyrash

www.albania-sport.com - Festë ngjyrash dhe gëzimi në Ceremoninë e Hapjes së Kampionatit Botëror “Afrika e Jugut 2010”. Një spektakël i jashtëzakonshëm, që zyrtarisht shndërroi në realitët ëndrrën e një kombi të tëre.
Nis kështu Botërori i 19-të i organizuar nga FIFA, i bukur, plot dritë e fantazi, por edhe me mesazhin video të njeriut simbol të Afrikës së Jugut, ish-presidentit Nelson Mandela.
Ceremonia në “Soccer City” ishte e gjitha në ngjyrat dhe figurat e Afrikës, një ceremoni luksoze e ndjekur nga më shumë se 85 mijë veta në stadium, e ku morën pjesë rreth 1500 mijë figurantë.
Në ceremoninë inaugurale të Botërorit të futbollit morën pjesë shumë personalitete, përfshirë sekretarin e përgjithshëm të Kombëeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon dhe zëvendëspresidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Bajdën, si he një numër presidentësh të vendeve afrikane.
Gjatë ceremonisë iu bë një homazh edhe këngëtarit Miriam Makeba, një prej ikonave të muzikës afrikane.
Ceremonia nisi me një shfaqje të një flote të aviacionit afrikanojugor, e më pas nisën trumbetat tipike afrikanojugore, tingujt e të cilave shoqëruan të gjithë ceremoninë.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Premte, 11 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili