E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tifozët: Ja pse Gjermania jonë fiton

Tifozët gjermanë besojnë se “Nationalmanschaft” do të fitojë Botërorin. Mediat gjermane kanë paraqitur 50 arsye se përse Gjermania do të fitojë titullin e katërt botëror.

Tri të parat Gjermania i ka fituar në vitin 1954 (në Zvicër), 1974 (në Gjermani) dhe 1990 (në Itali).

Ja disa nga arsyet të përzgjedhura përmes një forumi në rrjetin social ndërkombëtar “Twitter”

... Gjermania do të fitojë Botërorin pasi Bastian Shvajnshtjger po luan sezonin më të mirë të tij.

... ka mentalitetin e duhur te fitores.

... pas bluza gjermane me katër yje duket më e bukur se sa me tre.

... pasi Filip Lahm dëshiron të tregojë se është kapiteni më i mirë, se edhe pa Mikael Balakun, Gjermania mund të jetë e para në botë.

... sepse gjermanët dinë të fitojnë edhe kur është kohë krize.

... pasi duket më bukur “1954, 1974, 1990, 2010, se sa numrat 1954, 1954, 1990, 2014.

... pasi Spanja, shumë shpejt do të kërkojë nga paratë tona, ashtu siç bëri pak kohë më parë Greqia.

... sepse udhëtoi drejt Afrikës së Jugut me avionin superluksoz A-380, dhe me kë... me Shakirën.

GJERMANIA
Trajner: Johakim Lëv
Kapiten: Filip Lahm
Ylli i skuadrës: Miroslav Kloze
Vlera e lojtarëve: 305 mln euro
Numri i klubeve: 27 000
Numri i lojtarëve: 6 200 000
Viti i themelimit: 1900
Anëtarësimi në FIFA: 1904
Pjesëmarrje: 16
Trofe: 3 (1954, 1974, 1960)
Bilanci: 98 N, 58 F, 20 B, 20 H

GJERMANIA
Trajner : Joachim Löw

Portiere
22. Hans-Jörg Butt (Bayern Munich)
1.Manuel Neuer (Schalke 04)
18. Tim Wiese (Werder Brême)

Mbrojtes
4. Denis Aogo (Hambourg)
14. Holger Badstuber (Bayern Munich)
20. Jérôme Boateng (Hambourg)
3. Arne Friedrich (Hertha Berlin)
2. Marcell Jansen (Hambourg)
16. Philipp Lahm (Bayern Munich)
17. Per Mertesacker (Werder Brême)
5. Serdar Tasci (VfB Stuttgart)

Mesfushore
6. Sami Khedira (VfB Stuttgart)
18. Tony Kroos (Bayer Leverkusen)
21. Marko Marin (Werder Brême)
8. Mesut Özil (Werder Brême)
7. Bastian Schweinsteiger (Bayern Munich)
15. Piotr Trochowski (Hambourg)

Sulmues
13. Thomas Müller (Bayern Munich)
19. Cacau (VfB Stuttgart)
23. Mario Gomez (Bayern Munich)
9. Stefan Kiessling (Bayer Leverkusen)
11. Miroslav Klose (Bayern Munich)
10. Lukas Podolski (FC Cologne)

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Premte, 11 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›