Blanko: Do të bëj histori me Dinamon

www.albania-sport.com - Luis Manuel Blanko, trajneri argjentinas i kampionëve në fuqi të Shqipërisë, Dinamos, deklaroi në prezantimin e tij zyrtare se ka ardhur për të reakizuar objektiva të mëdha.
“Dua titullin (e 19-të), Kupën e Shqipërisë (Dinamos i mungon nga viti 2003) dhe kualifikim në Ligën e Kampionëve, duke kaluar fillimisht turin e dytë, e pastaj të synojmë edhe më tepër”
Blanko firmosi një vit me 18-herë kampionët e Shqipërisë me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër.
Argjentinasi: “E kam parë në disa ndeshje Dinamon. Di të luajë mirë me këmbë, por jo me zemër. Unë dua lojë me zemër. Unë që tani mendoj vetëm për Dinamon. Suksesi arrihet me shume punë dhe sakrifica. Jam i lumtur që kam ardhur te Dinamo”.
Dinamo dështoi në edicionin 2008-2009, kur me argjentinasin Marcelo Havier Zuleta në bankinë u eliminua nga kampionia e Bosnjës, Modrica.
Luis Manuel Blanko, trajneri i katër argjentinas që ulet në stolin e Dinamos, pas aventurave jo të sukseshme të Pablo Pedro Paskulit, Ramon Kabreros dhe Marselo Havier Zuletën, solli me vete në Tiranë edhe katër lojtarë nga atdheu i tij.
Gaston Shmidt (mesfushor sulmues, 23 vjeç), Feliks Deçima (mesfushor, 30 vjeç), Hernan Ferndandez (qendërmbrojtës, 24 vjeç) dhe Esteban Garsia (mesfushor, 26 vjeç) mund të konsiderohen edhe si blerjet e para të Dinamos.
Dinamo është një ambient i mësuar me lojtarë argjentinas, pasi në sezonin e kaluar luajtën Rafael Soza (6 gola), Lukas Malarkane (5 gola), Maksimliano Timpanaro (2 gola) dhe Nikolas Del Monte.
DINAMO NË MËRKATO
TË ARDHUR: Gaston Shmidt (argjentinas), Feliks Deçima (argjentinas), Hernan Ferndandez (argjentinas) dhe Esteban Garsia (argjentinas)
HISTORIA ARGJENTINASE E DINAMOS
Argjentinasi Pedro Pablo Paskuli erdhi me shumë bujë, më 15 janar 2005 në vend të “legjendës dinamovite” Faruk Sejdinit, por rezistoi vetëm dy muaj, pasi në mars të po këtij vitit i la vendin Agim Canajt.
Ramon Kabrero, një emër i madh i trajningut në atdheun e Maradonës, kampion aktual në Argjentinë me Lanus, u përzgjodh nga presidenti Sulaj pas eksperiencave të dështuara me argjentinasin tjetër Paskuli. Kabrero drejtoi Dinamon 15 ditë, por në dy ndeshje në Kupën Intertoto 2006.
Marcelo Havier Zuleta , i cili ka vendosur edhe një rekord absolut te Dinamo, pasi drejtoi skuadrën vetëm në një ndeshje ndërkombëtare të vlefshme për Ligën e Kampioneve, në humbjen 2-0 kundër Modricës në “Qemal Stafa”. Zuleta i mori vendin e punës Ilir Dajës, më 30 qershor 2008, por ia bëri dhuratë Zlatko Daliçit, më 28 korrik 2008.
Luis Manuel Blanko prezantohet zyrtarisht si trajneri i ri i Dinamos, duke bërë premtime të mëdha e shkruar histori me blutë, pavarësisht se tre paraardhësit e tij argjentinas dështuan në Shqipëri.
Të gjitha lëvizjet te Dinamo nga viti 2002
10 qershor 2010:
Luis Manuel Blanko prezantohet zyrtarisht si trajneri i ri i Dinamos
29 maj 2010:
Shkëlqim Muça largohet nga Dinamo
9 shkurt 2009:
Shkëlqim Muça zëvendëson Zllatko Daliçin
5 shkurt 2009:
Zllatko Daliç jep dorëheqjen nga Dinamo
28 korrik 2008:
Zllatko Daliç në vend të Marselo Havier Zuletës
30 qershor 2008:
Marselo Havier Zuleta në vend të Ilir Dajës
23 shkurt 2008:
Ilir Daja në vend të Agim Canajt
verë 2007: Agim Canaj në vend të Redi Jupit
25 tetor 2006:
Redi Jupi në vend të Farruk Sejdinit
verë 2006:
Farruk Sejdini në vend të Vasil Bicit
27 mars 2006:
Vasil Bici në vend të Sulejman Demollarit
14 mars 2006:
Sulejman Demollari në vend të Vasil Bicit
15 shkurt 2006:
Vasil Bici në vend të Luka Bonaçiçit
29 janar 2006:
Luka Bonaçiç në vend të Ivan Kataliniçit
13 nëntor 2005:
Ivan Kataliniç në vend të Vasil Bicit
29 gusht 2005:
Vasil Bici në vend të Luka Bonaçiçit
verë 2005:
Luka Bonaçiç
mars 2005:
Agim Canaj në vend të Pedro Pablo Paskulit
15 janar 2005:
Pedro Pablo Paskuli në vend të Farruk Sejdinit
verë 2004:
Farruk Sejdini
20 shkurt 2004:
Vasil Bici në vend të Sulejman Demollarit
4 tetor 2003:
Sulejman Demollari në vend të Andrea Markos
verë 2003:
Andrea Marko
8 maj 2003:
Edmond Zhupa në vend të Aurel Cikleanut
30 nëntor 2002:
Aurel Cikleanu në vend të Faruk Sejdinit
verë 2002:
Faruk Sejdini
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Premte, 11 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili