E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anglia frenohet me barazim nga SHBA-të



Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë barazuar 1-1 me njërën nga kombëtaret favorite të Kupës së Botës, Anglinë.

Të zgjedhurit e trajnerit Fabio Capello kaluan në avantazh të hershëm kur pas një asistimi të Emile Heskey, Steven Gerrard u gjend shumë mirë në zonë për të dërguar topin në rrjetën e portierit Tim Howard.

Megjithatë, pavarësisht epërsisë, anglezët nuk treguan lojë të qëndrueshme gjatë pjesës së parë dhe humbën edhe avantazhin pesë minuta para pauzës. Pas një goditje të lehtë të Clint Dempsey, portieri Robert Green reagoi dobët duke lejuar topin t'i rrëshqasë nga dora dhe të përfundojë në rrjet, që solli barazimin e rezultatit.

Në pjesë të dytë trajneri Capello reagoi duke inkuadruar Jamie Carrager në vend të Ledley King, që megjithatë nuk ndryshoi diçka në mënyrën e lojës së anglezëve e që vazhduan të vuajnë edhe në fillim të kësaj pjese.

Anglezët treguan një lojë më agresive në pjesën e fundit të ndeshjes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›