E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu: Kosova e ka të garantuar integrimin e saj territorial



Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka deklaruar se Kosova ka shënuar përparime të mëdha që nga hyrja e forcave të NATO-s në qershor të vitit 1999. Por, në rrugën e shtet ndërtimit, thotë ai, ka ende punë për të bërë, por më tepër në fushën e sundimit të ligjit. Presidenti Sejdiu ndër të tjera ka shprehur besimin se lufta kundër korrupsionit do të shkojë deri në fund, ndërsa ka shtuar se krimi ekonomik në veriun e Kosovës zhvillohet në bashkëpunimin e ngushtë serbo-shqiptar.
Presidenti ka shtuar më tej se Veriu është një pjesë e ndjeshme për shkak të prezencës së strukturave që mbështeten nga Beogradi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›