Anglia kthehet ne atdhe, lojtaret kerkojne miliona
Mediat angleze e kane perkufizuar Angline, “nje ekip milioneresh, pa preokupime per ekipin kombetar”. Lojtaret angleze dine mjaft mire sesi mund te bejne miliona, por jo te fitojne ne kompeticione te medha. Suksesin e fundit, Anglia e ka arritur ne “Italia ‘90”, kur u eliminua pas goditjes se 11-metershave nga skuadra gjermane. Ne ate kohe sheshi ishte i mbushur plot me tifoze, ne pritje te ekipit, qe ndonese nuk solli trofeun, arriti te lere gjurme dhe te kthehet me nder ne Angli. Pas humbjes se fundit 4-1, me Gjermanine ne 1/16-at, Anglia eshte larguar me turp nga Boterori, “Afrika e Jugut 2010”. Rikthimi i ekipit nuk eshte pritur nga asnje tifoz dhe fytyra te trishtuara qe zbriten ne aeroportin e Londres vertetonin deshtimin e ekipit anglez. Mediat angleze e kane konsideruar kombetaren e Kapelos nje skuader “te fryre”dhe me lojtare qe jane te interesuar me shume per milionat dhe kontratat qe ata kane nenshkruar me klubet e Premier Liges. Ne perballjen e fundit me Gjermanise, skuadra angleze perbehej nga lojtare qe paguheshin nga 10 deri ne 20 here me shume se cdo lojtar tjeter i ekipit kombetar te Gjermanise. Yjet e ekipit kombetar te Anglise sigurojne miliona gjate nje sezoni. Xhon Terri paguhet aferisht 170 mije sterlina ne jave, Eshli Kol 120 mije sterlina, Stiven Zherard 140 mije sterlina, Frenk Lampard 150 mije sterlina, kurse Uejni Runi 110 mije sterlina. Por nuk mjaftojne vetem kaq, sepse lojtaret angleze perfitojne shume te konsiderueshme edhe nga reklamat. Ekipi i Anglise eshte kthyer ne Britani, pas eliminimit te turpshem nga finalet e Kupes se Botes, “Afrika e Jugut 2010”.