Paraguai, penalltite e cojne ne cerekfinale
Paraguai ka avancuar me tej, ne cerekfinale te Kupes se Botes, “Afrika e Jugut 2010”, pas fitores me rezultatin 5-3, qe siguroi ndaj Japonise. Gjate goditjeve te 11- metershave, ekipi i Paraguait u tregua me i sakte, duke siguruar nje kualifikim historik. 120 minuta loje mes dy skuadrave ne fjale perfunduan, ne barazim pa gola. Skuadra e Paraguait eshte e para e finaleve te Kupes se Botes, qe kualifikohet me ndihmen e 11-metershave. Juici Komano, goditi traun e portes ne gjuajtjen e penalltise se trete per Japonine dhe ne fund Kardoso i Paraguait, dergoi topin ne rrjete, duke finalizuar pese goditje te sakta per ekipin e tij kombetar. Paraguai ishte ne pritje te ndeshjes se mbremshme, mes Spanjes dhe Portugalise, per te mesuar emrin e kundershtarit cerek finalist. Per te shkuar drejt tete me te mirave, nuk ka qene e lehte per ekipin nga Paraguai. Ekipi amerikano-latin dominoi lojen ndaj Japonise, duke e mbajtur topin ne pjesen e pare me shume ne krahasim me Japonine, por skuadra aziatike kishte raste me te pastra, per te shenuar gol. Matsui, me nje goditje nga 25 metra goditi traun e portes se Paraguait. Keisuke Honda, pese minuta para perfundimit te pjeses se pare, pati nje tjeter rast te paster per te realizuar golin e pare. Sulmuesi i Paraguait, Roke Santa Kruz krijoi nje tjeter shans te mire per ekipin e tij ne fund te pjeses se dyte, kur nje goditje nga kendi u devijua nga nje lojtar tjeter dhe i dha mundesi qe gjashte metra larg portes te kercenonte porten e Japonise.
Koha shtese nuk dhuroi asgje dhe pas 11- metershave.