E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Persi “ben corap” tulipanet

Trajneri i Holandes, Bert van Marvijk, ka kerkuar unitet mes lojtareve ne ndeshjet e tjera finale te Kupes se Botes, pas rastit te Van Persit ne ndeshjen me Sllovakine. Sulmuesi reagoi i zemeruar pas zevendesimit, ne ndeshjen e fundit me Sllovakine. Por mediat holandeze kane sqaruar se gjate lojes ka pasur mosmarreveshjes mes tij dhe Shnajderit. - “Nuk mund te pranoj asnje rast te tille, ne ndeshjen tjeter”, - theksoi van Marvjik. - “Fola me Robin dhe supozohet se ai i ka thene dicka Shnajderit. Kam folur edhe me Shnajderin dhe kam mbledhur ekipin, duke iu kerkuar se cfare kerkohet prej tyre, ne ndeshjet e tjera”. Deri tani skuadra holandeze eshte shfaqur e bashkuar ne Afrika e Jugut.
Van Marvijk insiston se ndaj Brazilit nuk duhet te perseriten ngjarje te tilla, kurse Van Persi thote: - “Doja te perfundoja ndeshjen dhe mendoja se ne 10 minutat e fundit do te isha me i rrezikshem. Mbeta i shokuar pas largimit nga fusha”. Sulmuesi i Arsenalit dhe Shnaijderi kane pasur nje histori te ngjashme, me probleme, ne “Euro 2008”. Ata jane zene per nje goditje te lire, dhe ne cerekfinale ndaj Rusise marredheniet mes lojtareve nuk kane qene te mira, cka mendohet se kane ndikuar ne largimin e tulipaneve, te cilet kishin zhvilluar ndeshje te medha, ne grup. Ne “Euro 96”, trajneri Gus Hidink largoi Edgar Davids nga ekipi, sepse ky i fundi them disiplinen e skuadres.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›